E nisi nga Ada e Velipojës dhe përfundoi te PSG, portieri i Shqipërisë U19 firmos me klubin e Serisë A
Një tjetër futbollist shqiptar u bashkohet klubeve të Serisë A. Këtë radhë, bëhet fjalë për një lojtar i cili pret ende të shpërthejë në futbollin profesionist. Portieri Gabriel Guri, është bashkuar me klubin e Sasuolos, ku fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve për këtë sezon

Portieri i cili e nisi me akademinë e Adës së Velipojës dhe pastaj me atë Murlanit, në vitin 2023 u transferua në Francë ku fillimisht luajti për Shatëro U17, para se të shkonte te PSG U19. Ai kaloi vitin e fundit te Lë Havrë U19 dhe tashmë ishte në kërkim të një tjetër ekipi ku të vazhdonte karrierën.
Sasuolo ka bërë të ditur sot se ka nënshkruar me lojtarin i cili regjistron dy ndeshje me Shqipërinë U19 dhe tashmë do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen edhe në futbollin italian, në një nga akademitë e rëndësishme të tij që ka prodhuar vazhdimisht talente për ekipin e parë.
PANORAMASPORT.AL













