E KRYER/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë shënon golin e radhës, Juventusi e shpërblen në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 14:43

E KRYER/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë shënon golin e radhës, Juventusi e shpërblen në Itali

Arman Durmishi po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin U-20. Sot ka shënuar golin e radhës në Primavera, ndërsa ndeshja ishte në transfertën e Lacios U-20.

Screenshot 2026-03-14 144244

Sulmuesi i Kombëtares U-19 është shpërblyer gjatë kësaj kohe nga “Zonja”. Kjo pasi është vendosur që t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2028.

Për Durmishin janë tashmë 11 gola në këtë sezon, ndërsa regjistron më pak se 1300 minuta të luajtura. Golashënuesi kryesor i Juventusit U-20 shikohet si një nga sulmuesit shqiptar me të ardhme të ndritur.

17-vjeçari vendosi të largohet nga Sllovenia, për të përfaqësuar Shqipërinë. Me kuqezinjtë luajti edhe në Europianin U-17.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL