Postuar: Qershor 28, 2025 | 23:23
E BUJSHME/ U largua nga Tirana, ish-kapiteni Përgjoni firmos me rivalët e bardhebluve
Florjan Përgjoni do e vazhdojë karrierën te Teuta. Ish-kapiteni i Tiranës ka vendosur të firmosë për klubin durrsak, që fillon përgatitjet e sezonit të ri në korrik.

Përgjoni fitoi shirtin e kapitenit, pas katër viteve me kryeqytetasit. “Panorama Sport” e kishte raportuar më parë lëvizjen e bujshme, që është konkretizuar për këtë merkato vere. Egnatia dhe Elbasani po ashtu e kërkonin në skuadër.
28-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Në total te Tirana pati 138 ndeshje ku shënoi 6 gola dhe asistoi 10 të tjerë.
Kjo marrëveshje nga ana e Teutës, rrit pritshmëritë për ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese. Sezoni i fundit u mbyll me vendin e gjashtë në kampionat.
PANORAMASPORT.AL













