E ardhmja e Bledi Shkëmbit, ja kur presidenti Halili do të vendosë për trajnerin e Tiranës
Pika kryesore e diskutimeve të këtyre ditëve te Tirana mbetet e ardhmja e Bledi Shkëmbit. Presidenti Refik Halili duhet të vendosë nëse do ta mbajë korçarin apo jo në ekipin bardheblu. Shkëmbi ka edhe një vit kontratë, ndonëse mund të ndodhë që palët të ndajnë rrugët.

Mësohet se Halili do ta pleqërojë mirë këtë situatë së bashku me stafin, për të marrë një vendim final. Ky vendim, me shumë mundësi, mund të vijë deri në fund të muajit maj. Fakt është se Refik Halili brenda dy sezonesh ka ndryshuar 6 herë stolin, duke sjellë pesë emra të rinj, ndërsa akoma nuk ka një vendim final për korçarin e bardhebluve.
Edhe për lojtarët është e njëjta histori. Dy janë futbollistët që do të mbyllin marrëveshjen me Tiranën: Admir Bajroviçi dhe Abel Abah. Nëse Bajroviçi ka bërë diçka, Abah nuk ka lënë asnjë gjurmë në Superiore. Sulmues me zero gola dhe në këto kushte duhet të largohet, pasi nuk është i vlefshëm për bardheblutë.
PANORAMASPORT.AL













