Dy sfida ndaj Maqedonisë së Veriut, Ahmataj zbulon listën me 20 lojtarët e ftuar për Kombëtaren U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 17:18

Dy sfida ndaj Maqedonisë së Veriut, Ahmataj zbulon listën me 20 lojtarët e ftuar për Kombëtaren U-19

 

Trajneri Julian Ahmataj ka zbuluar listën me 20 lojtarët e ftuar për Kombëtaren U-19. Kuqezinjtë e së ardhmes do të luajnë dy takime miqësore me Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars.

Kombetarja U19

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut më 21 dhe 23 mars, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Grumbullimi i lojtarëve do të nisë të hënën, ndërsa trajneri Julian Ahmataj ka përzgjedhur 20 futbollistë për këto përballje.

Nga lista, 14 lojtarë aktivizohen në klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër vjen nga ekipet shqiptare. Ndeshja e parë do të luhet më 21 mars, në orën 15:00, ndërsa e dyta më 23 mars, në orën 12:00.

Këto miqësore do të shërbejnë për të testuar grupin e lojtarëve të grumbulluar dhe për të vlerësuar gjendjen e ekipit”.

PANORAMASPORT.AL