Dy golat e tij udhëhoqën Dinamon, Bregu: Acarimi? Për VAR, nuk e kuptuam çfarë ishte
Dejvi Bregu ka folur pas ndeshjes që Dinamo fitoi me rezultatin 3-1 përballë Bylisit. Lojtari i dinamovitëve spikati me dy golat e tij.

Bregu deklaroi pas ndeshjes:
“Besoj se jam i kënaqur, por gjithmonë ka vend për përmirësim, shumë i gëzuar për fitoren sot, të vazhdojmë përpara.
Acarimi? Për pjesën e VAR. Nuk e kuptuam për çfarë ishte, për faull apo ofside, por gjëra futbolli.
Ne kemi punuar në stërvitje, profesori më ka kërkuar të ndërroj pozicionin, të mos lë asnjë pikë referimi për kundërshtarin. Kur thotë profesori, duhet zbatuar detyra.
Ndihem shumë mirë, si Zabërgja dhe Itodo e Vila, kanë shumë cilësi si lojtarë dhe individë. Na kanë dhënë ekipit, sa të jetë i mundur do i ndihmoj. Shpresoj të rikthehet te golat Zabërgja”, u shpreh Bregu për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













