Dueli Teuta-Dinamo, gjyqtari Ferataj e bën “bilbil”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2025 | 22:04

Dueli Teuta-Dinamo, gjyqtari Ferataj e bën “bilbil”

Ndeshja e zhvilluar në Durrës nuk pati episode të dyshimta, sa i takon gjykimit, ku kryesor ishte Olsid Ferataj dhe në VAR Indrit Myrtja.

TEUTA-DINAMO

Ishte vetëm një moment i diskutueshëm në minutën e 67- të, kur Toli përfundon i shtrirë brenda portës së tij, pas një kontakti me Simeun, që duket se e shtyn, por jo aq sa për të marrë masë ndëshkimore ndaj tij.

Ajo që duhet veçuar, ka të bëjë me faktin se gjatë ndeshjes pati ndalesa sistematike të lojës nga Ferataj, i cili lejoi shumë pak lojë efektive në këtë 90-minutësh.

PANORAMASPORT.AL