Duel Inter-Juventus në portën kuqezi, ka të ftuar edhe emra nga Superiorja. Zyrtarizohet lista e Shqipërisë U19 për kualifikueset e Europianit
Kombëtarja shqiptare U19 do të luajë në ditët e ardhshme ndeshjet e saj të grupit kualifikues për Europianin e kësaj grupmoshe dhe trajneri Julian Ahmataj ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për këtë aktivitet.

Bie në sy se në listë ka emra mjaft të njohur, duke nisur nga portieri i Interit, Alain Taho, i cili do të rivalizojë me atë të Juventusit, Rafaele Huli, për një vend si titullar. Ndërkaq, në listë ka edhe emra të njohur për Superioren si Ergis Arifi, Serxho Vogli apo Tedi Malaj.
Shqipëria është në grupin B5, bashkë me Ukrainën, Sllovakinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet e grupit zhvillohen në vendin tonë, në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”.
LISTA
Portierë: Alain Taho, Raffaele Huli
Mbrojtës: Samuele Sina, Davide Avdullari, Yoni El Malem, Kris Gecaj, Leon Sulejmani, Fabian Nuhaj, Ramiz Ndoj, Lukas Çekrezi, Rikardo Sheji
Mesfushorë: Mattia Huqi, Ergis Arifi, Serxho Vogli, Oliver Blini, Matteo Dashi, Bjorni Duka
Sulmues: Gabriel Kulla, Briajan Gjyla, Arman Dyrmishi, Tedi Malaj
PANORAMASPORT.AL













