Do të ishte moment historik për të, por ëndrra e nigerianit të Partizanit prishet nga… dëmtimi
Kazim Ogunleje po përjetonte një ëndërr me Nigerinë U-20. Futbollisti i Partizanit u ftua në kampin e klubit afrikan, pikërisht para Botërorit U-20. Një ftesë historike, që i vinte për herë të parë një futbollisti të Superiore.

Ëndrra u kthye në makth për 19-vjeçarin e Partizanit, pasi javën e kaluar ka pësuar një dëmtim. Nigeria nuk e ka përfshirë dje në listën zyrtare, që u publikua me 21 futbollistë. Tashmë mbetet për t’u parë sa do zgjasë koha e rikuperimit, për të qenë më pas sërish i gatshëm te Partizani. Klubi i kuq bleu kartonin e nigerianit këtë vit, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2029.
Fantazisti ishte një ndër talentet më premtues në Nigeri përgjatë vitit 2024 ku spikati me gola dhe asiste, si edhe ishte pjesë e skuadrës kampione. Deri tani numëron vetëm një paraqitje në ndeshje zyrtare me “demat”. Ogunleje fitonte disa minuta në ndeshjen e “Final Four” me Dinamon. Mbetet për t’u parë se kur do e ketë sërish mundësinë tek ekipi i parë.
PANORAMASPORT.AL













