Dinamo gjen “strehë” për Kupën, ndaj Besës luhet në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2026 | 19:38

Dinamo gjen “strehë” për Kupën, ndaj Besës luhet në kryeqytet

Dinamo do të luajë në datën 10 janar ndeshjen e parë për vitin 2026. Blutë do të përballen me Besën në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 13:00.

dinamo

Të gjitha skuadrat e kishin të përcaktuar axhendën e Kupës së bashku me orarin dhe stadiumin, me përjashtim të Dinamos që nuk e dinte se ku dhe kur do të luante. Por mesa duket, blutë kanë vendosur të mos largohen nga “Air Albania” që së fundmi është kthyer në shtëpinë e re të skuadrës blu.

Kupa e Shqipërisë në këtë tur, do të jetë me ndeshje teke dhe në rast barazimi, skuadrat do të luajnë me shtesa e më pas, edhe me penallti nëse do të jetë nevoja. Në kampionat, Dinamo e nis në transfertë kundër skuadrës së Teutës.

PANORAMASPORT.AL