Chebet njofton shtatzëninë, nuk do të mbrojë titullin botëror
Keniania Beatrice Chebet nuk do ta mbrojë titullin e saj botëror në kros në kampionatin e ardhshëm që do të zhvillohet të shtunën më 10 janar në Tallahassee në Florida.

Edhe pse kampionia olimpike në 5.000 dhe 10.000 metra synonte të fitonte titullin e saj të tretë botëror radhazi në kros, një arritje historike e realizuar më parë vetëm nga norvegjezja Grete Waitz dhe amerikania Lynn Jennings, ajo ka njoftuar se nuk do të garojë këtë sezon për shkak të shtatzënisë së saj të parë.
“Dy vitet e fundit kanë qenë më shumë se të jashtëzakonshme për ne, çdo objektiv dhe ëndërr janë përmbushur. Fatkeqësisht, nuk do të mund ta mbroj titullin tim botëror në kros. Zemrat tona janë plot dhe mezi presim këtë kapitull të ri të jetës… Shihemi në vitin 2027!”, deklaroi atletja. Chebet ka vendosur t’i përkushtohet mëmësisë, me synimin për t’u rikthyer në vitin 2027, sezonin para Lojërave Olimpike.
PANORAMASPORT.AL













