Postuar: Gusht 31, 2025 | 18:18
Bylisi bën lëvizjen e radhës, firmos me sulmuesin anësor të përfaqësueses të…
Klubi i Bylsiit ka bërë njw tjetër lwvizje në merkato, duke afruar një futbollist të ri nga Nigeria për ta vënë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa.

Ballshiotët kanë bërë të ditur se kanë firmosur me sulmuesin anësor të përfaqësueses U20 të Nigerisë, Rabiu Abdullahi.
NJOFTIMI I BYLISIT
FK Bylis ka kënaqësinë të prezantojë ëingerin e talentuar nigerian, Rabiu Abdullahi, 20-vjeç. Rabiu Abdullahi ka luajtur në Superligën e Nigerisë, ku ka realizuar 10 gola, dhe aktualisht është pjesë e Kombëtares U-20 të Nigerisë. Rabiu do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa, për të qenë gati për sfidat e radhës në kampionat.
I urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardhekuqe!
PANORAMASPORT.AL













