Postuar: Prill 25, 2025 | 17:03
Buzëqesh Elbasani, dy elementë kyç të formacionit drejt rikthimit ndaj “Demave”
Elbasani është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes që do të kenë me Partizanin të dielën dhe për momentin “kartat” duken në rregull.

Emiljano Musta dhe Arsen Kasa janë drejt rikthimit, të paktën për të qenë në stol në këtë ndeshje. Sa i përket më pas formacionit, pritet që të mos ketë shumë ndryshime me ndeshjet e kaluara, duke qenë se skuadra ka funksionuar.
Gjithsesi, trajneri Gvpzdenoviç ka edhe dy ditë në dispozicion për të shuar edhe dyshimet e fundit që mund të ketë në lidhje me titullarët. Elbasanit në këtë ndeshje i mjafton edhe një barazim për të shkuar në “Final 4”, ku do të kishte mundësinë të dilte kampion.
VLADIMIR MEMA













