Barcelona, dëmtohet edhe “I fundmi i Mohikanëve”, Pedri/ Mesfushori i “blaugranave” humbet Championsin
Një tjetër dëmtim i rëndë për Barcelonën. Pedri, i cili u përjashtua në “El Clásico”, një ndeshje në të cilën ai tregoi shenja lodhjeje, ka pësuar një dëmtim në kofshë. Mesfushori e kaloi mëngjesin e së mërkurës duke punuar në palestër. Pedri është i vetmi lojtar në skuadër që ka tejkaluar 1,000 minuta këtë sezon, duke luajtur praktikisht çdo minutë dhe duke qenë titullar në të 13 ndeshjet zyrtare. Ai ka pushuar shumë pak dhe duket se ka arritur limitin e tij.

Lojtari do të humbiste ndeshjen e së dielës kundër Elçe për shkak të pezullimit, por tani do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë shumë më të gjatë. Ndërsa presim detaje të mëtejshme nga klubi në lidhje me dëmtimin e tij, ai nuk pritet të kthehet deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit. Ai do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bryzh dhe ndeshjen e La Ligës kundër Selta Vigo.
Një dhimbje koke e vërtetë për Hansi Flik, i cili humbet busullën e ekipit të tij për dy ndeshje të rëndësishme pak para pushimit ndërkombëtar. Plaga e lëndimeve te Barça duket se nuk ka të sosur. Pedri ishte i rraskapitur dhe u përjashtua në “Clásico”. Abitri përjashtoi dhe në mënyrë indirekte i dha fund serisë prej 17 ndeshjesh zyrtare të lojtarit nga Ishujt Kanarie këtë sezon të Kupës së Botës. Gjithsej 1,400 minuta tashmë nën fushe nga një total prej 1,530 (91% e totalit).
Pedri, i cili mbante peshën e një skuadre të Barçës pa shtyllë kurrizore që ishte shumë e varur prej tij që nga fillimi i sezonit, ka treguar shenja lodhjeje dhe frustrimi në muajin e fundit. Kjo ishte me Barçën. Me ekipin kombëtar, ai nxori shkopin e tij magjik dhe drejtoi me mjeshtëri dy ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.
Ai është një profil që i mungon Barçës dhe tani çdo gjë bëhet më e vështirë për trajnerin Hansi Flik. De Jong, Kasado, Bernal, Fermin dhe i riu Dro janë lojtarë me karakteristika të ndryshme, të cilëve u mungon dinamizmi i Pedrit, të cilët mund të shfaqen kudo në fushë. Pra, sigurisht, ajo që Flik do të duhet të ndryshojë është mënyra e ljës që në më të shumtën e rasteve vihej në zbatim nga 22-vjeçari.
DRITAN LUNDRA – PANORAMASPORT.AL













