Postuar: Shkurt 18, 2025 | 20:17
Axhenda pëson ndryshime, mësoni dy sfidat e Superiores që preken për javën e 26-të
Superiorja rikthehet të premten, për javën e 26-të të saj. Dy ndeshje më 21 shkurt ishin programuar për në orën 18:00, por do të nisin në orën 17:30.

Bëhet fjalë për Partizani-Bylis dhe Vllaznia-Elbasani. Kështu sfidat janë spostuar 30 minuta përpara.
Kujtojmë se java do të nisë me duelin mes Dinamos dhe Laçit në orën 15:00.
Të shtunën gjithçka do të mbyllet me Teuta-Tirana dhe Skënderbeu-Egnatia. Sfida këto që do të fillojnë në orën 17:00.
Java 26
21.02.2025
Dinamo-Laçi ora 15:00
Partizani-Bylis ora 17:30
Vllaznia-Elbasani ora 17:30
22.02.2025
Teuta-Tirana ora 17:00
Skënderbeu – Egnatia ora 17:00
PANORAMASPORT.AL













