Avantazhi i veçantë në rregulloren e FSHF-së, një grup favorizohet nga finalja e “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2026 | 23:57

Avantazhi i veçantë në rregulloren e FSHF-së, një grup favorizohet nga finalja e “play off”

Kategoria e Dytë është në një fazë vendimtare. Më 3 maj(e diel) në orën 15:00 janë rezervuar dy sfida delikate. Sopoti përballet me Shirokën në Grupin A, pikërisht te stadiumi “Selman Stërmasi”. Butrinti ndërkohë mat forcat me Bylisin B në stadiumin “Luz i Vogël”.

fshf

Rregullorja i jep një avantazh fitueses së ”play off” në Grupib B. Kjo pasi Butrinti ose Bylisi B do të përballet me vendin e dhjetë në Kategorinë e Parë. Ky pozicion aktualisht mbahet nga Kukësi.

Ndryshe për fituesin e çiftit Sopoti-Shiroka, që do të përballet me një skuadër të pozicionuar më lart. Pikërisht vendi i nëntë ku aktualisht ndodhet Luftëtari. Në Kategorinë e Parë ndërkohë është edhe një javë e mbetur për të vendosur verdiktet përfundimtare.

“Panorama Sport” iu sjell rregulloren e FSHF-së ku vërtetohet se nuk ka short. Në fund rezulton se ndeshjet finale të “play off” do të jenë me një takim, në stadium të përcaktuar nga FSHF, dhe sfidat mund të shkojnë deri me penallti për të caktuar fituesin.

REGULLORJA

24.2 Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e kualifikuara nga faza play-off e Kategorisë së Dytë do të zhvillojnë një ndeshje me një takim përkatësisht:

a. Vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë.

b. Vendi i 10 (dhjetë) i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “B” të Kategorisë së Dytë.

24.3 Ndeshjet e Play-Off do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF.

24.4 Për këtë ndeshje, vlejnë rregullat e parashikuara në nenin 28, pika b,c,d,e.

NENI 28

b. në rastet kur 2 (dy) skuadrat në fund të 90-të minutave të ndeshjes së parë ose të dytë të turit kanë rezultate të barabarta, për të nxjerrë skuadrën fituese, atëherë do të zhvillohen 2 x 15 minuta kohë shtesë.

c. në rast se dhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të gjuhen 5 (pesë) goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.

d. në rast se dhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që një njeri nga skuadrat nuk shënon.

e. shpallet fituese skuadra që shënon.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL