ATLETIKË/ Lavillenie vendos “bast”: Duplantis mbërrin në 6.35

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2025 | 15:29

ATLETIKË/ Lavillenie vendos “bast”: Duplantis mbërrin në 6.35

Armand Duplantis nuk njeh kufij. Centimetër pas centimetri, suedezi theu përsëri rekordin botëror të kërcimit me shkop, për herë të 12- të, duke kërcyer 6.28 metra në Ligën e Diamantit që u mbajt në vendlindjen e tij, në Stokholmi. Këtë herë, kampioni olimpik e tejkaloi rekordin e tij që në përpjekjen e parë për të marrë fitoren.

Screenshot 2025-06-17 152838

“Është një ëndërr e bërë realitet”, tha atleti suedez pasi theu rekordin në garën e zhvilluar në shtëpi. “Do të vazhdoj të eci përpara. Do të kërcej më lart, por tani për tani dua vetëm ta shijoj, të jetoj momentin ashtu siç vjen”, shtoi Duplantis. Por deri ku mund të mbërrijë 25-vjeçari me kërcimet e tij të jashtëzakonshme? Sipas Renaud Lavillenie, atlet francez, posterin e të cilit Duplantis e mbante në dhomën e tij të gjumit kur ishte fëmijë, foli pikërisht deri në çfarë pikë mund të mbërrijë suedezi.

Lavillenie është i bindur se kolegu i tij do të vazhdojë ta përmirësojë rekordin botëror… megjithëse me një ritëm më të ngadaltë. “E dimë që Duplantis nuk ka shumë hapësirë për gabim në këtë pikë. Kërcimi duhet të jetë perfekt, ai duhet të jetë në 100%. Me kërcimin e tij prej 6.28 metra, shohim se diferenca është minimale, por nuk na intereson për sa kohë që standardi mbetet i lartë”, shpjegoi francezi për “L’Equipe”.

Më tej, Renaud shtoi: “Po i afrohemi pikës ku rekordi do të bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u thyer. Duplantis ende ka potencialin ta thyejë rekordin me disa centimetra, por parashikimi se sa kohë do t’i duhet për ta bërë këtë do të bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ka parametra të tjerë që do ta ndikojnë, siç janë kushtet e motit, pista…”.

Megjithatë, francezi beson se Duplantis do ta kalojë lehtësisht rekordin prej 6.30 metra. “Sipas mendimit tim, edhe në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos, ai mund të vendosë sërish rekord. Mendoj që mund të kërcejë midis 6.32 dhe 6.35 metrave. Pra, besoj se do të shkojë te 6.34 ose 6.35 metra. Nëse mbërrin në 6.36, do të zemërohesha sepse do të më linte në 20 centimetra, por nuk është e pamundur”, tha ai duke qeshur Renaud Lavillenie, ish-kampion bote dhe olimpik në kërcim me shkop dhe ish-rekordmen botëror në salla të mbyllura.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL