ATLETIKË/ Kampionati i 87-të Kombëtar, garat sot dhe nesër në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2025 | 9:33

ATLETIKË/ Kampionati i 87-të Kombëtar, garat sot dhe nesër në Elbasan

Pas Kupës së Shqipërisë dhe kompeticioneve në radhët e moshave, Federata Shqiptare e Atletikës do të zhvillojë për dy ditë me radhë Kampionatin Kombëtar për të rritur.

saf

Kështu, edicioni i 87-të i kampionatit do të mbahet sot dhe nesër në stadiumin e “Elbasan Arena”, aty ku ekipet dhe atletët do të konkurrojnë për titullin me të rëndësishëm kombëtar, nga ku do të përcaktohet edhe sportistët që do të marrin pjesë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Për femra Tirana vjen si kampione në fuqi, ndërsa ekipi bardheblu i trajnerit Taulant Stërmasi do të kërkojë konfirmimin në fron.

Sa u përket meshkujve, kampione në fuqi është skuadra e Vllazninë, me kuqeblutë që do të kërkojnë titullin e 17-të radhazi dhe të 29-tin në historinë e klubit shkodran.

PANORAMASPORT.AL