ATLETIKË/ Furlani, “Spider-Man”-i italian fiton të artën e parë në botëror
Shokët e tij e quajnë “Spider-Man”, jo vetëm për ngjashmërinë me personazhin e njohur Miles Morales, por sepse gjithmonë ka qenë i destinuar për të kërcyer.
Mattia Furlani, talenti italian që habiti botën në fillim të vitit 2024 me rekord botëror U-20 në kërcim së gjati (8.36 metra), fitoi të dje medaljen e tij të parë të artë në një Kampionat Botëror, me një kërcim prej 8.39 metrash në përpjekjen e katërt në Tokio, duke regjistruar rezultatin i tij personal më i mirë.
I lënë shpesh në hije në garat e fundit nga kampioni olimpik dhe botëror, greku Miltiadis Tentoglou, ku Furlani mori medalje argjendi në Botërorin “indoor” në Gllasgou dhe në Europianin në e hapur në Romë, si dhe medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Parisit, atleti italian shkëlqeu dje në Stadiumin Kombëtar të Tokios, duke hipur në shkallën më të lartë të podiumit. Kështu, në moshën vetëm 20-vjeçare, ai hyn në histori si kampioni më i ri botëror në garat e hapura.
Performanca e tij ishte shumë e qëndrueshme, me kërcime mbi 8 metra, përveç dy kërcimeve të pavlefshme në përpjekjen e parë dhe të tretë. Në kërcimin e dytë arriti 8.13 metra, më pas përmirësoi rezultatin në të katërtin me 8.22 metra. Performanca e tij shkoi gjithnjë e në rritje, deri te ai kërcim fantastik prej 8.39 metrash në përpjekjen e pestë. Asnjë rival nuk mundi ta kalonte atë. Pas Furlanit u renditën xhamajkani Tajay Gayle me 8.34 metra dhe kinezi Jianan Shi me 8.33 metra. “Spider-Man”-i italian tashmë ka në dorë medaljen e tij të parë të artë në një Kampionat Botëror në natyrë.
PANORAMASPORT.AL













