ATLETIKË/ Edicioni i 87-të i garave shpall më të mirët, Gega dhe Burraj vendosin “diktatin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2025 | 9:07

ATLETIKË/ Edicioni i 87-të i garave shpall më të mirët, Gega dhe Burraj vendosin “diktatin”

Në dy ditët që lamë pas, u zhvillua Kampionati i 87-të Kombëtar i Atletikës, i cili solli përballje të forta ndërmjet atletëve më të mirë shqiptarë dhe një nivel të lartë performance në të gjitha disiplinat.sdggKy aktivitet i rëndësishëm sportiv tregoi qartë forcën dhe përgatitjen e ekipeve si Vllaznia, Tirana, dhe Skënderbeu, që dominuan podiumin në shumicën e disiplinave. Sakaq, për performancën e tyre, si sportistët më të mirë të kampionatit u shpallën: Luiza Gega e Tiranës me 1116 pikë, e cila vazhdon të jetë simbol i qëndrueshmërisë dhe dominimit në distancat e gjata dhe Franko Burraj i Vllaznisë me 1063 pikë, që konfirmon edhe njëherë nivelin e tij të lartë në sprintet e shpejta.

Shkodrani theu edhe rekord kombëtar në garën e 200 metrave. Në lidhje me ekipet, vendi i parë për meshkuj i takoi Vllaznisë me 205 pikë dhe Tiranës për femra me 170 pikë, duke mos pasur surpriza. Në renditjen ekipore, triumfuan Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj, skuadra që konfirmohen si superfuqi në atletikën shqiptare.

REZULTATET E DITËS SË DYTË – Në garën e 200 metrave, dominimi ishte i qartë nga Franko Burraj i Vllaznisë, i cili u rikthye në formë të shkëlqyer me kohën 21.03 sekonda, me rekord kombëtar dhe konfirmuar statusin e tij si sprintieri më i mirë në vend. Në krahun e femrave, ishte Iljana Beqiri nga Tirana që triumfoi me 25.34 sekonda. Në garën sfiduese të 400 metrave me pengesa, Durjon Idrizaj i Vllaznisë fitoi te meshkujt me 56.85 sekonda, ndërsa te femrat, Livja Topi e Skënderbeut u dallua me kohën 1:02.84 minuta.

Në disiplinat e mesme dhe të gjata, u dalluan emra të njohur që konfirmuan nivelin e lartë. Luiza Gega, kampionia e padiskutueshme e atletikës shqiptare, triumfoi në garën 5000 metra, me kohën 16:56.66, duke treguar një ritëm të qëndrueshëm dhe strategji të pjekur gare. Në 1500 metra, fitues ishte Sidrit Kopliku i Vllaznisë me 4:15.43, ndërsa te femrat, Relaksa Dauti e Tiranës e ndali kronometrin në 4:48.67. Në sektorin e kërcimeve dhe hedhjeve, u evidentuan performancat e Kolindo Kirit nga Vllaznia që regjistroi një rezultat të lartë në kërcimin trehapësh me 14.82 metra, ndërsa Marilena Gjata nga Mjeshtëria Sportive fitoi te femrat me 10.92 metra. Në kërcimin së larti, Glenis Haxhija i Vllaznisë kërcen 1.90 metra, ndërkohë që Rexhina Berami e Partizanit fiton në garën e vajzave me një kërcim prej 1.55 metra.

Në hedhjen e shtizës, Ingri Nelaj i Partizanit dominoi te meshkujt me një hedhje prej 48.63 metrash, ndërsa te femrat, shoqja e ekipit të tij, Mei Sokoli siguroi vendin e parë me 33.02 metra. Në garën stafetë 4×400 metra, emocionet ishin të mëdha. Vllaznia tregoi dominimin te meshkujt me kohën 3:22.55, ndërsa Tirana festoi te femrat me një stafetë të përkryer, duke përfunduar në 4:00.44.6 7VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL