ATLETIKË/ Dita e parë e kampionatit, Luiza Gega rindez “motorët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2025 | 10:53

ATLETIKË/ Dita e parë e kampionatit, Luiza Gega rindez “motorët”

Stadiumi “Elbasan Arena” është bërë epiqendra e atletikës shqiptare, teksa nisi zyrtarisht Kampionati i 87-të Kombëtar, një ngjarje e rëndësishme sportive që mbledh sportistët më të mirë nga e gjithë Shqipëria.gegaNë këtë edicion marrin pjesë 11 skuadra nga qytete të ndryshme, me një total prej 116 atletësh, 70 meshkuj dhe 46 femra, të cilët do të garojnë në të gjitha disiplinat e atletikës: sprint, gara me pengesa, gara të mesme dhe të gjata, kërcime, hedhje dhe stafeta. Pritshmëritë janë të larta, veçanërisht nga emra të njohur që synojnë të ruajnë dominimin, por edhe nga të rinjtë që kërkojnë të shpërthejnë në skenën kombëtare.

REZULTATET – Sa i përket rezultateve me radhë, në ditën e parë u spikatën disa sportistë. Kështu, në 100 metra, Leandro Çardaku i Vllaznisë u rendit i pari me 10.80 sekonda, ndërsa tek femrat Paola Shyle e Tiranës realizoi një kohë prej 11.95 sekondash. Në 110 metra me pengesa, Milen Caco i Skënderbet fitoi me 14.59, ndërsa në 100 metra me pengesa për femra, Rexhina Berami e Partizanit e përfundoi me 15.42 sekonda.

Në 400 metra, Franko Burraj i Vllazniasë dominoi me 46.46 sekonda, dhe Iljana Beqiri e Tiranës doli e para me 56.33 sekonda. Sa i përket distancave mesatare e të gjata në 800 metra, Sidrit Kopliku i Vllaznisë regjistroi kohën 1:59.63, ndërsa Relaksa Dauti e Tiranës arriti e para me kohën 2:10.54. Në 3000 metra për femra, Redia Dauti e Tiranës u dallua me 10:17.33, dhe në 5000 metra për meshkuj, David Nikolli i Partizanit fitoi me kohën 14:42.98. Në 3000 metra me pengesa, Bledar Mesi i Tiranës shënoi 9:45.56, ndërsa Luiza Gega e Tiranës u rkthye pas një paueze disa mujore, duke shënuar rezultatin 9:51.71. Në ecje sportive 5000 metra Gabriel Gjoni i Elbasanit e përshkoi me kohën 29:23.06, ndërsa tek femrat Ejona Cufe e Tiranës e arriti me kohën 30:09.00. Sa i përket stafetave 4x100m, ekipi i Vllaznisë (meshkuj) fitoi me 41.49 sekonda, ndërsa Tirana (femra) me 48.16 sekonda.

Në hedhjen e diskut, i pari doli Adriatik Hoxha i Teutës me 40.08 metra. Në gjyle, Azgan Zeka i Teutës e hodhi 14.40 metra, dhe Asia Sina e Partizanit e realizoi në 9.50 metra. Në Kërcim së gjati Muhamet Çengeli i Vllaznisë regjistroi një kërcim prej 7.37 metra, ndërsa Erisa Rrasa po e Vllaznisë arriti 5.20 metra. Garat do të vijojnë sot me ditën e dytë, ku do të përcaktohen edhe sportistët më të mirë të aktivitetit si dhe ekipet kampione.FDSVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL