Askush si Flamurtari në Superiore, tri futbollistë ftohen për ndeshjet e kombëtareve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2025 | 22:45

Askush si Flamurtari në Superiore, tri futbollistë ftohen për ndeshjet e kombëtareve

Flamurtari i këtij sezoni ka investuar shumë për të qenë sa më konkurrues, dhe pse në dy takimet e para rezultatet ishin zhgënjyese. Kontingjenti mban gjallë shpresën se diçka do ndryshojë në vijim.

Screenshot 2025-08-31 144534

Te Flamurtari kanë publikuar futbollistët, që do jenë në aktivitet përgjatë pauzës për shkak të kombëtareve. Dhe vlonjatët kanë tri përfaqësues më saktë me ekipet A.

Bëhet fjalë për Igor Aleksovskin te Maqedonia e Veriut, Hoao Urbaez me Republikën Domenikane dhe Erik Veiga te Luksemburgu. Po ashtu edhe Erald Maksuti do jetë në aktivitet, pasi është ftuar nga Kombëtarja U-21.

Flamurtari është ekipi i vetëm që ka një numër të tillë ftesat me kombëtaret A. Dhe në Vlorë presin t’u marrin më të mirën në vazhdim.

Screenshot 2025-08-31 144513

PANORAMASPORT.AL