Asambleja e Atletikës, Izmir Smajlaj vendoset në krye dhe merr detyrën e presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 12:46

Asambleja e Atletikës, Izmir Smajlaj vendoset në krye dhe merr detyrën e presidentit

Sot është mbajtur Asambleja e Zakonshme e Atletikës. President u zgjodh Izmir Smajlaj, i cili ishte edhe kandidat i vetëm në garë.

bandicam 2025-05-05 12-41-46-242

Më parë garonte edhe Taulant Stërmasi, i cili u tërhoq. Me pjesëmarrjen e KOKSH, ish-kampioni i Europës në atletikë mori detyrën e re.

Kjo Asamble do të mbahej disa javë më parë, por gjithçka u shty. Një vendim që erdhi për shkak se do të verifikoheshin pjesëmarrësit me të drejtë vote.

bandicam 2025-05-05 12-41-39-443

PANORAMASPORT.AL