Afrimi që ka bindur më shumë te Dinamo, Daja ka gjetur një “sulmues” në mbrojtje
Dinamo e këtij sezoni ka shënuar goxha gola dhe kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë gjetur rrugën e rrjetës, të paktën një herë ose edhe më shumë me fanellën blu.

Një nga surprizat më të bukura te Dinamo këtë sezon është padyshim Andre Teikseira. Mbrojtësi ka arritur të shënojë 3 gola, duke u futur në listën e golashënuesve më të mirë të skuadrës, një arritje e rëndësishme për një lojtar që nuk operon në repartin ofensiv. Kontributi i tij në fazën sulmuese ka ardhur kryesisht në situata standarde dhe momente të caktuara të lojës, duke treguar instinkt të mirë për golin dhe pozicionim të saktë në zonë.
Si një mbrojtës, Teikseira është shfaqur disa herë në zonën kundërshtare dhe ka ditur të shënojë edhe gola prej sulmuesi. Përvecc golit që ka ardhur ndaj Vorës nga këndorja ku shënoi me kokë, Teikseira i shënoi Vorës sërish në kampionat nga jashtë zone dhe vetëm pak ditë më parë, shënoi një gol si sulmues me një goditje të fortë nga brenda zone për t’i dhënë pikë skuadrës së tij.
PANORAMASPORT.AL













