Zyrtarizohet marrëveshja, FSHF-ja nënshkruan kontratë 3-vjeçare për të drejtën televizive të kampionatit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:23

Zyrtarizohet marrëveshja, FSHF-ja nënshkruan kontratë 3-vjeçare për të drejtën televizive të kampionatit shqiptar

Kategoria Superiore, e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqipërisë për 3 vitet e ardhshme do të transmetohet tek MCN TV. Lajmi është bërë i ditur nga vetë FSHF-ja.

tv-superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve për të drejtën televizive në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që shqyrtoi të gjitha ofertat e ardhura për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve dhe vendosi të shpallë fituese ofertën e kompanisë MCN TV.

mn

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"