ZYRTARE/ Vllaznia mendon për të ardhmen, klubi shkodran “blindon” për 3 vite mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 21:07

ZYRTARE/ Vllaznia mendon për të ardhmen, klubi shkodran “blindon” për 3 vite mesfushorin

Vllaznia mendon për të ardhmen! Ersi Zaganjori do të vijojë të jetë një futbollist i klubit shkodran. Janë vetë kuqeblutë që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare zyrtarizojnë rinovimin e kontratës me talentin e akademisë. Mesfushori 19-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare e cila skadon më 30 qershor 2027. 

ZAGANJORI

Zaganjori ishte një nga disa produkteve të akademisë që debutoi këtë sezon me ekipin e parë. Fantazisti luajti 4 ndeshje në Superiore, 1 në Kupë dhe 1 në Final Four, ndërsa ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipet e moshave.  Kjo ishte lëvizja e dytë deri tani për Vllazninë, pas afrimit të Amir Kahrimanoviç nga Erzeni.  


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"