ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës në merkato, Teuta prezanton sulmuesin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 12:30

ZYRTARE/ Vjen goditja e radhës në merkato, Teuta prezanton sulmuesin argjentinas

Teuta ka kryer goditjen e radhës në merkaton e dimrit, duke prezantuar sulmuesin argjentinas, Rodrigo Fatus.

rodrigo faust

Ashtu siç e paralajmëroi “Panorama Sport”, 23-vjeçari është bërë pjesë e ekipit durrsak pasi e mbylli me klubin e Olanços.

Më parë ai ka shkëlqyer dhe në Malin e Zi me skuadrat Jezeros dhe Petrovaç.

Fatus është bashkuar menjëherë me skuadrën në mënyrë që të jetë gati për takimin e parë të këtij viti kundër Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"