ZYRTARE/ U aktivizua 12 ndeshje me fanellën e Vllaznisë, klubi shkodran ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin 25-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 21:40

ZYRTARE/ U aktivizua 12 ndeshje me fanellën e Vllaznisë, klubi shkodran ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin 25-vjeçar

Mesfushori Alfred Ajdareviç nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë! 25-vjeçari u transferua me pritshmëri të larta nga skuadra suedeze e Orebros, duke iu bësuar edhe numri 10 në fanellë, por nuk arriti të përmbushte pritshmëritë, duke u aktivizua vetëm 8 ndeshje në kampionat, 2 në Kupë dhe 83 minuta në “Final 4”. 

ajdarevic

Gjatë aventurës së tij me Vllazninë, Ajdareviç regjistroi vetëm 1 asist. Lajmin e largimi të mesfushorit e zyrtarizon vetë klubi me një postim në rrjete sociale ku njofton mbylljen e marrëveshjes me lojtarin që bëhet largimi i dytë pas Bruno Gomes. 

“KF Vllaznia konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Alfred Ajdarevic dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”, njofton klubi.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"