ZYRTARE/ Tronditje te Tirana, Tefik Osmani i jep lamtumirën bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 0:02

ZYRTARE/ Tronditje te Tirana, Tefik Osmani i jep lamtumirën bardhebluve

Tefik Osmani nuk është më drejtori sportiv i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

osmani

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"