ZYRTARE/ Tirana në shitje, ankand i hapur për aksionet e Refik Halilit te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 23:46

ZYRTARE/ Tirana në shitje, ankand i hapur për aksionet e Refik Halilit te bardheblutë

Epoka “Halili” te Tirana po shkon drejt fundit. Tashmë aksionet e klubit bardheblu që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.

halili

Një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.

WhatsApp Image 2024-04-19 at 1.28.10 PM

Kompania në fjalë ka bërë të ditur se në shitje janë 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë, teksa ankandi do të mbyllet më datë 22 prill. Bllokimi ka ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që ka në vite Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kanë fituar gjyqe radhazi dhe tani presin vetëm zbatimin e vendimeve që po vonohen nga klubi bardheblu. Si pasojë e gjyqeve të humbura me ish-lojtarët,  Tirana kë të bllokuar edhe merkaton në FIFA të paktën deri në verën e vitit 2025 ndërsa për gjyqin e humbur me Orges Shehin, është kërcënuar me masa ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës.

Pjesa tjetër e aksioneve të Tiranës, 34%, vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"