ZYRTARE/ “Timonieri” i ri i Prishtinës, bardheblutë prezantojnë ish-trajnerin e Lilës: Jam shok i ngushtë me Zhires, ja si u binda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 14:59

ZYRTARE/ “Timonieri” i ri i Prishtinës, bardheblutë prezantojnë ish-trajnerin e Lilës: Jam shok i ngushtë me Zhires, ja si u binda

Prishtina ka zyrtarizuar pak minuta më parë trajnerin e ri të tyre, që do t’i udhëheq kryeqytetasit në sezonin e ri futbollistik 2024/2025. Bëhet fjalë për francezin Zhan-Mishel Kavali, një ish-trajner i skuadrave me emër si Lila në Francë dhe Al-Nassr në Arabinë Saudite.

447771149_1095132252252773_3450955190631044236_n

Klubi kosovar e ka bërë të ditur njoftimin nëpërmjet faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku të dyja palët shprehen mjaft të lumtura për këtë bashkëpunim të ri. Ndër të tjera trajneri francez shtoi:

447773132_1095132282252770_2683878689052261403_n

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta, dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër. Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam këtu në Kosovë, te emri më i madh futbollit, FC Prishtina, e cila ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë të zëshëm dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare. Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz dhe nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë dhe së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"