ZYRTARE/ Tenisi nuk do të jetë më si dikur, legjenda Serena Uilliams tërhiqet përfundimisht në moshën 40-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 11:30

ZYRTARE/ Tenisi nuk do të jetë më si dikur, legjenda Serena Uilliams tërhiqet përfundimisht në moshën 40-vjeçare

Serena Uilliams i jep fund karrierës së tenisit në moshën 40-vjeçare.

SERENA UILLIAMS

Legjenda amerikane e tenisit ka vendosur për t’i dhënë lamtumirën këtij sporti pas humbjes në “US Open” kundër Ajla Tomljanoviç.

Në fund të garës, legjenda e tenisit u shpreh se do të tërhiqej dhe se nuk e di nëse do të rikthehej sërish:

“Provova të kaloja në raundin tjetër, por Tomljanoviç luajti më mirë. Falenderoj babain tim, e di që më sheh, falënderoj mamanëtime gjithashtu.

I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi që janë këtu dhe që kanë qëndruar përkrah meje në gjithë këto vite, madje edhe me dekada. Gjithçka nisi prej prindërve të mi dhe ata meritojnë gjithçka.

U jam shumë mirënjohëse dhe këto janë lot gëzimi. Unë nuk do të isha Serena, nëse nuk do të ishte Venusi. Prandaj faleminderit Venusit, ajo është arsyeja e vetme pse Serena Uilliams ekziston.

Ka qenë një rrugëtim shumë i bukur, më i pabesueshmi në jetën time. U jam shumë mirënjohës mbështetësve sepse falë tyre kam arritur deri këtu.

Do ta konsideroj ndonjëherë të rikthehem sërish në sportin e tenisit? Nuk mendoj, por asnjëherë, mos thuaj kurrë!”, tha Uilliams, e cila largohet pas 23 Grand Slameve, 73 titujve, 856 ndeshjeve të fituara.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"