ZYRTARE/ Te Vllaznia nisin spastrimet, sulmuesi 27-vjeçar ndërpret bashkëpunimin me shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2024 | 20:13

ZYRTARE/ Te Vllaznia nisin spastrimet, sulmuesi 27-vjeçar ndërpret bashkëpunimin me shkodranët

Ka zgjatur vetëm 1 sezon aventura e Bruno Gomesh në radhët e Vllaznisë. Sulmuesi brazilian ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin kuqeblu, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë shkodranët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  

gomes

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Bruno Gomesh dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”, shkruan klubi i Vllaznisë. 

27-vjeçari nuk arriti të linte gjurmë me fanellën kuqeblu, teksa realizoi vetëm 3 gola në Kupën e Shqipërisë. Në kampionat ai u aktivizua 15 ndeshje ku regjistroi vetëm 1 asist.  


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"