ZYRTARE/ Redon Xhixha në versionin e “Gladiatorit”, shikoni prezantimin special që i bëjnë te Karabak (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 22:10

ZYRTARE/ Redon Xhixha në versionin e “Gladiatorit”, shikoni prezantimin special që i bëjnë te Karabak (VIDEO)

Redon Xhixha është larguar zyrtarisht nga Tirana, teksa i është bashkuar Karabakut në Azerbajxhan. Sulmuesi u zyrtarizua ditën e sotme në versionin e “Gladiatorit”, duke nisur këtë aventurë të re jashtë Shqipërisë.

XHIXHA

Xhixha ka firmosur deri më 30 qershor të vitit 2026, teksa pritet të shndërrohet në protagonist te klubi azer, ku në të kaluarën është aktivizuar edhe Ansi Agolli.

Në videon e prezantimit spektakolar shihet qyteti i Tiranës, ish-futbollisti i Tiranës dhe i Kombëtares Ansi Agolli  dhe në sfond muzikë rap shqiptare. “Mirësevjen Redon Xhixha!”- shkruan klubi në rrjete sociale.


View this post on Instagram

A post shared by Qarabağ FK (@fkqarabagh)

Karabak e kishte vrojtuar prej javësh sulmuesin e Tiranës, teksa në arkat e klubit bardheblu pritet të derdhen rreth 550 mijë euro nga ky transferim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"