ZYRTARE/ Prej kohësh në radarët e Juves, trajneri i njohur i jep fund aventurës me skuadrën franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 15:43

ZYRTARE/ Prej kohësh në radarët e Juves, trajneri i njohur i jep fund aventurës me skuadrën franceze

Igor Tudor nuk do të jetë më trajneri i Olimpikut të Marsejës. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit francez, Pablo Longoria.

tudor galtie

Në një konferencë për mediat ai thotë: “ E kemi respektuar dëshirën e Igor Tudorit për të mos e vazhduar më aventurën me klubin tonë. Personalisht dhe si përfaqësues i klubit e falënderoj atë për punën që ka bërë me shumë respekt”.

Tudor është një nga objektivat e Juventusit për të zëvendësuar Masimilano Alegrin, i cili pritet të largohet nga bardhezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"