Zyrtare / Plaku i jep lamtumirën Korabit, kthehet te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2017 | 13:21

Zyrtare / Plaku i jep lamtumirën Korabit, kthehet te Skënderbeu

Sebino Plaku i ka dhënë lamtumirën Korabit, skuadër me të cilën luajti në pjesën e parë të sezonit në Superiore. Sulmuesi ka vendosur të kthehet përsëri te Skënderbeu, skuadër e cila zotëron kartonin e tij dhe e kishte huazuar te dibranët.

plaku

Futbollisti ka konfirmuar për “Panorama Sport” se ky vendim është përfundimtar dhe ai do të kthehet te korçarët për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja për pjesën e dytë të sezonit.

Sulmuesi 31-vjeçar ka një kontratë deri në qershor me Skënderbeun, ku nuk ka arritur të gjejë hapësira në vitet e fundit ashtu siç shpresonte. Ndaj ai kaloi edhe pjesën e parë të sezonit te Korabi ku luajti rregullisht duke u khyer në forcën kryesore të sulmit për ekipin dibran.

Plaku te Korabi

Duket se gjërat kanë ndryshuar me afrimin e Ilir Dajës te Skënderbeu, pasi futbollisti ka bindjen se nën drejtimin e tij, mund të gjejë më shumë hapësira edhe te kampionët e Shqipërisë dhe mund t’i ndihmojë të mbrojnë titullin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"