ZYRTARE/ Nuk është aktivizuar asnjë minutë gjatë këtij sezoni, Juventusi i rinovon kontratën… 33-vjeçarit  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 22:04

ZYRTARE/ Nuk është aktivizuar asnjë minutë gjatë këtij sezoni, Juventusi i rinovon kontratën… 33-vjeçarit  

 Nuk është aktivizuar asnjë minutë gjatë këtij sezoni, por Juventusi ka vendosur t’i rinovojë kontratën edhe për 2 vite, portierit të tretë Karlo Pinsolio. 

347430348_1531173264080252_6305970315884423947_n

Ka qenë vetë klubi bardhezi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gardiani 33-vjeçar, që është zgjedhje e tretë pas Sheznit dhe Perin, ka firmosur deri në vitin 2025. 

“Në një kohë kur të qenit lojtar i Juventusit merr një vlerë edhe më të madhe, vjen lajmi për rinovimin e atyre që kanë qenë gjithmonë juventinë. 

Fjala është për Karlo Pinsolion, i cili ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe do të qëndrojë i lidhur me ngjyrat tona edhe për dy vite, deri në vitin 2025. 

Pinso ka mishëruar gjithmonë shpirtin e Juventusit. Sa mirë që mund të vazhdojmë të bazohemi në energjinë, inkurajimin dhe buzëqeshjen e tij”, lexohet në komunikatën e Juventusit. 


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"