ZYRTARE/ Nis cikli i ri te Bajern Mynih, bavarezët emërojnë Maks Eberl

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 21:03

ZYRTARE/ Nis cikli i ri te Bajern Mynih, bavarezët emërojnë Maks Eberl

Bajern Mynih më në fund ka një drejtor të ri sportiv, me të cilin shpresojnë që të nisë kthesa e klubit i cili në këtë sezon rrezikon ta mbyllë pa asnjë trofe.

maks eberl

Maks Eberl është bërë zyrtarisht drejtori i ri sportiv i klubit bavarez, duke u kthyer aty ku kishte kaluar një pjesë të karrierës së tij si futbollist, nga viti 1979, deri në vitin 1994. “Kam kaluar të gjithë fëmijërinë time dhe rininë te Bajerni dhe në Mynih. Ndaj është me të vërtetë speciale për mua që të kthehem te klubi ku filloi gjithçka, në një rol të ri”, tha Eberl pas zyrtarizimit të lajmit.

“Puna si drejtor sportiv është një sfidë e madhe që do ta përballoj me shumë respekt dhe përulësi, por edhe me shumë padurim. Bashkë me të gjithë të tjerët këtu, do të dëshiroja të bëja gjithçka që të sigurohesha se Bajerni do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen dhe t’u sjellë lumturi tifozëve”, tha Eberl.

Detyra e tij e parë te Bajerni do të jetë padyshim që të nisë punën për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit Tomas Tuhel, i cili do të largohet nga drejtimi i skuadrës në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"