Zyrtare/ “Ndihmë” nga dënimi i Juventusit, një skuadër siguron matematikisht vendin në Ligën e Kampioneve. Renditja e re e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 23:00

Zyrtare/ “Ndihmë” nga dënimi i Juventusit, një skuadër siguron matematikisht vendin në Ligën e Kampioneve. Renditja e re e Serisë A

Dënimi i Juventusit dhe heqja e 10 pikëve nga bardhezintjë në kampionat kanë ndryshuar plotësisht situatën e javëve të fundit të Serisë A. Në pritje të apelimit, tashmë mund të flitet për një skuadër të dytë pas Napolit që ka siguruar praninë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

SERIA A

Lacio, e cila tashmë është në vendin e dytë në renditje, falë dënimit të Juventusit, por edhe barazimit të Romës me Salernitanën, ka një diferencë prej 7 pikësh ndaj Atalantës që mban aktualisht vendin e 5-të. Kështu, dy javë para fundit, është i sigurt klasifikimi mes katër skuadrave të para në kampionat për bardhekaltrit.

Ndërkohë, shanset e Juventusit janë thuajse inekzistente, pasi është 5 pikë larg Milanit të vendit të katërt, me Atalantën dhe Romën që gjenden sipër bardhezinjve në klasifikim gjithashtu.

sdfsdffssfdsdfsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"