ZYRTARE/ Mbrojtësi kosovar transferohet në Bundesligë, firmos kontratë 3-vjeçare me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 19:57

ZYRTARE/ Mbrojtësi kosovar transferohet në Bundesligë, firmos kontratë 3-vjeçare me…

Mbrojtësi kosovar Leart Paqarada është futbollisti më i ri i ekipit gjerman të Bundesligas, FC Këln. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

jkdhjkhnd

Këln ka bërë të ditur se Paqarada aventurën e nis nga sezonit i ri si agjent i lirë dhe është blerja e parë e sezonit 2023/2024.

Kosovari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin dhe do të jetë pjesë e tij deri në vitin 2026.

Paqarada këtë sezon me St. Pauli ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 4 herë në Bundesliga 2. Ndërsa një sezon me parë ishte më i miri në pozitën e tij si mbrojtës i krahut të majtë duke asistuar 10 herë.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"