ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Esat Mala merr vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 22:22

ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Esat Mala merr vendimin për të ardhmen e tij

Esat Mala ka vendosur të qëndrojë pjesë e Vllaznisë edhe për një tjetër sezon. Të gjitha dilemat rreth mesfushorit dhe të ardhmes së tij janë qartësuar sot, kur ai ka hedhur firmën në marrëveshjen mes palëve.

mala

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐬𝐚𝐭 𝐌𝐚𝐥𝐚”, shkruante sot klubi shkodran në një njoftim në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar kësisoj vendimin që kishin marrë palët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre,

Kësisoj, Mala do të jetë një tjetër element i rëndësishëm nën urdhrat e trajnerit Brdariç për sezonin e ri, ku shkodranët hyjnë me synimin për të ndërtuar një skuadër pretendente për titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"