ZYRTARE! Magani emërohet në krye të stolit, prezantohet te Lushnja: Djali im luan nëse e meriton (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 13:25

ZYRTARE! Magani emërohet në krye të stolit, prezantohet te Lushnja: Djali im luan nëse e meriton (VIDEO)

Gugash Magani është zyrtarisht trajneri i Lushnjes dhe lajmi i publikuar pak ditë më parë nga “Panorama Sport”, është zyrtarizuar sot nga klubi.

MAGANI

Magani ka firmosur një kontratë për një sezon, me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër. Vetë trajneri e ka zbuluar diçka të tillë në intervistën e prezantimit teksa e cilëson veten të privilegjuar që do të jetë në krye të stolit.

“Presidentja e klubit më ka kontaktuar edhe herë të tjera, ndihem i privilegjuar. Për mua është një farë vlerësimi që jam këtu, për mua Lushnja është një skuadër si të gjitha ekipet e Superiores, ka histori ka traditë. Kam firmosur një kontratë 1+1, nëse të dyja palët do të jenë të kënaqur atëherë mund të vazhdoj dhe sezonin e ardhshëm.”

Merkatoja? Duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhje. Kush lojtar ka kontribuar dhe ka bërë histori me Lushnjen do të jenë pjesë e projektit tim. Padyshim që do të punojmë për të përforcuar skuadrën.

Objektivat? Po ti referohemi viteve të fundit, Lushnja ka luajtur për mbijetesë. Unë nuk e kam në karakter të luajë për mbijetesë. Natyrisht do të punojmë që të jemi në unitet dhe të jemi për në Superiore, objektivi më i realizueshëm është vendi i katërt, por me punë mund të arrijmë gjithçka.

Endrien Magani? Kur fola pak më parë për lojtarët lushnjarë, unë mendoj se Endrieni është pjesë e Lushnjes pasi ka kontribuar për shumë vite. Nuk do ishte normale, që të vinte babai dhe ta hiqte nga skuadra. Endri do t’i nënshtrohet të gjitha rregullave, dhe nëse e meriton do të jetë në fushën e lojës”, tha Magani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"