ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme e sulmuesit shqiptar, Kleis Bozhanaj transferohet te klubi i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2022 | 19:44

ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme e sulmuesit shqiptar, Kleis Bozhanaj transferohet te klubi i Serisë A

Sulmuesi shqiptar, Kleis Bozhanaj ka zyrtarizuar transferimin te skuadra e Udinezes.

67567567

21-vjeçari, i cili është aktivizuar rregullisht në ekipet e moshave U-17 dhe U-19 të Shqipërisë sezonin e fundit ishte pjesë e Spezias në një marrëveshje huazimi nga skuadra e Kaza Pia, e cila ka negociuar marrëveshjen e transferimit të sulmuesit te friulianët.

Bozhanaj starton kështu një avneturë të re te Udineze, me detajet e kontratës së firmosur me klubin e Serisë A që mbeten ende për t’u bërë publike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"