ZYRTARE/ Largim me peshë, ish-futbollisti i Partizanit e mbyll me klubin e Kategorisë së Parë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2023 | 20:58

ZYRTARE/ Largim me peshë, ish-futbollisti i Partizanit e mbyll me klubin e Kategorisë së Parë 

Një tjetër largim me peshë te skuadra e Tomorit. Ish-futbollisti i Partizanit, Lauren Ismailaj, ka mbyllur bashkëpunimin me beratasit. Lajmi është bërë publik nga vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

ismailaj

27-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur te Tomori sezonin e kaluar, duke shkëlqyer me golat dhe asistet e realizuar.  

“Faleminderit FK Tomori për gjithçka. Faleminderit gjithë çunave të ekipit (familjes), faleminderit stafit për profesionalizmin, në veçanti profesor Lokut për çdo gjë dhe faleminderit gjithë tifozerisë beratase për ngrohtësinë që më dhanë në veçanti Nardit. Shumë respekte”, shkruan Ismailaj.  

WhatsApp Image 2023-08-08 at 20.51.02

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"