ZYRTARE/ Kukësi pa frena në merkato, verilindorët prezantojnë ish-sulmuesin e Shpresave të dalë nga akademia e Bazelit
Kukësi i Rahman Hallaçit, pa frena në merkaton e janarit. Skuadra verilindore ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për sulmuesin 23-vjeçar Atdhe Rashiti, i cili është një produkt i dalë nga akademia e Bazelit, teksa në të kaluarën ka regjistruar edhe 1 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit Rashiti.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
WELCOME ATDHE RASHITI
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Atdhe Rashiti është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23 vjeçari, i lindur në Francë vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Dornach teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Basel. Rashiti ka luajtur edhe me ekipe si Deportivo Alaves e Inter de Madrid në Spanjë dhe Black Star në Zvicër. Rashiti ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë U21.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Atdhe Rashiti dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Atdhe
Skeda e Lojtarit:
Emri: Atdhe Rashiti
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.82 m
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Sulmues
PANORAMASPORT.AL
