ZYRTARE/ Korabi “blindon” mbrojtjen, ishi i Tiranës firmos me dibranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 22:04

ZYRTARE/ Korabi “blindon” mbrojtjen, ishi i Tiranës firmos me dibranët

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Korabit njoftoi arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Erjon Sina. 20-vjeçari ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për vitet e ardhshëm. 

424887988_18322920838114989_7992952437580076906_n

Sina në të kaluarën ka qenë pjesë e Vorës, Tiranës dhe Akademisë së Futbollit, teksa tashmë ka “blinduar” mbrojtjen e skuadrës dibrane.  

NJOFTIMI I KORABIT:  

Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Erjon Sina. Mbrojtësi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për vitet e ardhshëm. 

I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!  

Karriera: 

KF Vora 

KF Tirana 

Akademia e Futbollit 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"