ZYRTARE/ Kontratë dy vjeçare, Korabi prezanton sulmuesin 28-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 20:54

ZYRTARE/ Kontratë dy vjeçare, Korabi prezanton sulmuesin 28-vjeçar

Klodian Nuri është zyrtarizimi i radhës në merkaton e Korabit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi nga Peshkopia ka bërë me dije se ka firmosur kontratë 2-vjeçare me sulmuesin 28-vjeçar që në të kaluarën ka qenë pjesë e Lushnjës, Turbinës, Elbasanit, Dinamos, Besës dhe Kastriotit.

370275975_782723700529929_5897316987263227051_n

Me afrimin e Nurit, cilësia në repartin ofensiv të Korabit është rritur ndjeshëm. Vlen të theksohet fakti se në dispozicion të trajnerit Kumbarçe janë edhe sulmues të tjerë të talentuar si Dobra, Taulant Marku, Çikani, Çema si dhe Kryemadhi.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT: 

Klodian Nuri zyrtarisht pjesë e KF Korabit!

Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Klodian Nuri. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për dy vitet e ardhshëm.

I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!

Karriera:
KF Lushnja
KS Turbina
KS Elbasani
FC Dinamo
KS Besa
KF Kastrioti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"