ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, prezanton 3 afrime të rëndësishme 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2023 | 20:27

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, prezanton 3 afrime të rëndësishme 

Korabi nuk ndalet në merkato. Skuadra nga Peshkopia ka prezantuar ditën e sotme, 3 afrime të rëndësishme. Bëhet fjalë për mbrojtësin Xhoel Plaku, mesfushorin Klajdi Kryemadhi dhe sulmuesin Vilfor Hysa.  

6666

Të 3 këta futbollistë kanë firmosur kontratë 2-vjeçare, teksa lajmet janë konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare.  

 

Padyshim që ai me CV më të pasur është sulmuesi Hysa, që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e elitës së futbollit shqiptar, duke mbajtur veshur fanellën e shumë klubeve të rëndësishme si Lushnja, Dinamo, Kastrioti, Kukësi, Vllaznia, Laçit, Flamurtari, Teuta, etj.  

Lojtarë me mjaft vlera janë edhe Kryemadhi me Plakun, që kanë eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe pritet të japin një kontribut të çmuar te skuadra dibrane.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"