ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë zgjedh trajnerin, në pankinë emërohet ish-lojtari i Tiranës dhe i Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 14:31

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë zgjedh trajnerin, në pankinë emërohet ish-lojtari i Tiranës dhe i Dinamos

“Zgjohen” në Peqin. Pas një heshtjeje të stërzgjatë, Shkumbini ka nisur nga puna për sezonin e ri.

shkumbini

Klubi ka zgjedhur trajnerin e ri për Kategorinë e Dytë.

Në sezonin e ri, skuadrën do ta drejtojë një emër i njohur në futbollin shqiptar.

Hetlem Çapja është emëruar trajner, ndërsa deri vjet kishte rolin e zv.trajnerit te AF Elbasani.

39-vjeçari nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, pasi ka luajtur me klube si Elbasani, Tirana, Dinamo, Tërbuni apo edhe Shkumbini.

Ky është një rikthim për të në Peqin, pasi në 2009-2010 ka qenë pjesë e skuadrës si futbollist.

Ish-mesfushori tanimë ka një detyrë të vështirë, për të ngjitur bardhekaltrit në Kategorinë e Parë.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"