ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë nis merkaton, prezanton 4 afrime të reja brenda ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 23:09

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë nis merkaton, prezanton 4 afrime të reja brenda ditës

Te Shkumbini vazhdojnë të punojnë për ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë, teksa kanë nisur edhe përforcimet për ekipin.

134053206_201720171666034_6683816994307000463_o

Klubi peqinas ka prezantuar ditën e sotme 4 afrime të reja. Mbrojtësi Emiliano Lundraxhiu, mesfushori Igli Dakavelli dhe 2 brazilianët Rafael Barbosa me Evanilson Almeida, janë lojtarët më të rinj të Shkumbinit.

Afrimet janë konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare, teksa në vijim pritet të ketë edhe lëvizje të tjera në skuadër.

NJOFTIM ZYRTAR :

✍️ Emiliano Lundraxhiu pas një eksperience në Gjermani rikthehet për te kontribuar për ekipin e…

Posted by Kf Shkumbini – Faqja Zyrtare on E mërkurë, 30 Dhjetor 2020

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"